Samuel dëshiron kalimin në Londër
Mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, i ka alarmuar top klubet londineze si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, pasi refuzoi të nënshkruante kontratën e re me Interin.
33 vjeçari, kontrata e të cilit me Interin skadon në fillim të verës së ardhshme, do të thotë se ai mund të largohet si transfer i ri dhe synimi i tij është te ndonjë prej klubeve londineze që përmbush kërkesat e tij.
“Ai do të dëshironte që të kalonte në Londër, poro ai do të dëgjojë të gjitha ofertat”, theksoi agjenti i argjentinasit, Barry O’Connor.
Category: Futboll
0 Komente