Van Bommel: Transferimi i Van Persiet do ishte i madh

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel, ka përshëndetur përpjekjet e klubit për të transferuar sulmuesin holandez, Robin Van Persie në San Siro.

Van Persie ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013, por nuk ka dashur të nxitojë për të rinovuar, për shkak të mungesës së sukseseve te ekipi nga Londra Veriore.

“Van Persie është lojtar i madh. Ai ka shumë cilësi dhe ai do të ishte transfer i mrekullueshëm për Milanin”, ka thënë Van Bommel për Il Giorno.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...