Michel: Ekipi i Mourinhos, më i mirë se Galaktikët

dardanmiftari | Thursday, February 23, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Sevillas, Michel, ka pohuar se ekipi aktual i Real Madridit është më i fortë se sa ekipi galaktik të cilin e udhëhoqi Vicente del Bosque.

“Në letër, ndoshta ekipi aktual është më spektakolar, por Zidane, Ronaldo, Figo, Hierro, Roberto Carlos dhe Raul janë lojtarë të historisë së Real Madridit dhe historisë së futbollit botëror”.

“Ekipi aktual duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ashtu sikurse pasardhësit. Ata duhet ta vazhdojnë ciklin, edhe pse ata janë më të fortë në letër”, tha Michel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...