Ambrosini: Barca, më e mira në botë

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Milani do të ndeshet me skuadrën më të mirë në botë në kuadër të Ligës së Kampionëve - ka deklaruar Massimo Ambrosini.

“Nuk duhet të mendojmë se mund të bëjmë gabime. Përndryshe, në mënyrë të pavetëdijshme të imponohet në kokë ideja se mund t’i humbësh ndeshjet”.

“Barcelona është skuadra më e mirë në botë, nuk kemi nevojë për ndonjë magjistar që të na tregojë për këtë”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë për ne, por po ashtu edhe një ndeshje që do të na motivojë shumë”, ka deklaruar mesfushori për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...