Moggi: Interi më kërkoi para Calciopolit

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka përsëritur se atij i ishte ofruar një post te Interi para skandalit Calciopoli.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjithmonë ka mohuar ta ketë kontaktuar Moggin, mirëpo ky i fundit thotë se para skandalit të vitit 2006, padroni i zikaltërve i kishte kërkuar atij që të bëhej menaxher gjeneral i klubit.

“Moratti ka thënë se nuk ka menduar asnjëherë që të më bëjë drejtor te Interi? Ai flet përmes mediave, nëse ai ka nevojë të flasë, do ta ftoj të takohet me mua dhe do ta pyes nëse e njeh nënshkrimin e tij në kontratën trevjeçare”, ka thënë Moggi për Il Giorno.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...