Callejon në dyshim për APOEL-in

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Jose Callejon, është në dyshim për takimin e të martës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër APOEL Nicosia.

25-vjeçari u lëndua në takimin ndaj Villarrealit në mesjavë, ndërsa nuk luajti në takimin e të shtunës ndaj Real Sociedadit.

Ndërsa, sipas informatave të fundit, ai nuk do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, Angel Di Maria është në fazat e fundit të riaftësimit dhe pritet që të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos, derisa Xabi Alonso do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...