Arsenali fiton në fund

dardanmiftari | Monday, March 12, 2012 | 0 Komente

Topçinjtë e kanë përmbysur avantazhin e Newcastle United për të regjistruar fitore prej 2-1 në takimin e të hënës mbrëma në Emirates.

Të parët ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh përmes Hatem Ben Arfas (14’), i cili u asistua nga Gabriel Obertan.

Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati shumë shkurtë, pasi Robin van Persie pranoi një top nga Theo Walcott për të barazuar shifrat (15’).

Tre pikë të rëndësishme nga ky takim, Topçinjve ua siguroi Thomas Vermaelen në minutat shtesë (90’+4).

Pas kësaj fitoreje, Arsenali qëndron në pozitën e katërt me tre pikë më shumë se Chelsea dhe një më pak se Tottenhami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...