Ballack dëshiron të luajë në New York, por...
Nuk është fshehtësi që Michael Ballack dëshiron të transferohet në SHBA gjatë afatit kalimtar veror.
Mirëpo, ajo që është befasuese, sipas agjentit tij, është se skuadra New York Red Bulls nuk është interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusen.
Agjenti Michael Becker ka thënë se NYRB kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Aston Villas, Stephen Ireland, dhe nuk janë interesuar për lojtarin gjerman.
Sipas Becker, së bashku me Thierry Henry dhe Rafa Marquez, Ballack do të ndërtonte një ekip fitimtar, megjithatë kështu nuk mendojnë drejtuesit e klubit amerikan.
Category: Futboll
0 Komente