Benitez: Nuk kam ofertë nga Chelsea

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Strategu spanjoll, Rafa Benitez, ka hedhur poshtë spekulimet se ai ka marrë ofertë nga Chelsea për të drejtuar klubin londinez.

“E kam thënë më parë, nuk dua të flas shumë për këtë, por në media kjo vazhdimisht është duke u elaboruar”.

“Unë nuk kam marrë ende një ofertë të mirë zyrtare në tavolinë, kështu që është vetëm spekulim, njerëz që flasin dhe unë si menaxher, e kam thënë edhe më parë, nuk jam duke nxituar për të gjetur punë të re”, është shprehur Benitez për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...