Chelsea shpëton në fund

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Chelsea ka ashpërsuar luftën për vendin e katërt dhe të tretë, vende këto që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pasi Blutë e Londrës arritën të shënojnë fitore të vështirë në udhëtim te Aston Villa me rezultat 4-2.

Heroi i Bluve në këtë takim ishte mbrojtësi serb Branislav Ivanovic, i cili realizoi dy gola. Por, fillimisht Daniel Sturridge (9’) shënoi për epërsinë e parë. Me të filluar pjesa e dytë Ivanovic shënoi për 2-0 (55’) dhe epërsinë solide të Chelseat.

Takimi vazhdoi dhe Aston Villa u rikthye në lojë. James Collins (77’) dhe Eric Lichaj shënuan dy gola të shpejtë brenda tri minutave për 2-2 dhe barazimin e rezultatit. Sidoqoftë, në fund krucial ishte Fernando Torres, i cili asistoi për Ivanovic që shënoi golin e fitores për 3-2 (83’). Dhe, edhe spanjolli Torres iu shtua listës së realizatorëve duke shënuar për 4-2 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në kuotën e 53 pikëve, duke iu afruar në dy pikë Tottenhamit që është në vendin e katërt dhe në vetëm pesë pikë Arsenalit që mban vendit e tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...