Dante pranë Bayernit
Bayern Munichu do ta bëjë publik transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Monchengladbachut, Dante, pas gjysmëfinales së të mërkurës në kuadër të DFB Pokal mes dy klubeve- raporton Kicker.
Braziliani është lidhur me bavarezët që nga muaji janar kur deklaroi se dëshiron ta vazhdojë karrierën te një klub më i madh dhe pritet që në fund të sezonit të kalojë në Allianz Arena.
Sipas mediave gjermane, Bayerni do të paguajë 4.7 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit.
Category: Futboll
0 Komente