Federer nuk ka besuar se do të fitojë në Indian Wells

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Roger Federer të dielën festoi edhe trofeun e tij të 73-të në një ATP turne, pasi në finale të Indian Wells fitoi me rezultat 2-0 në sete (7-6, 6-3) kundër amerikanit John Isner.

Në Indian Wells ai kishte triumfuar edhe tri herë më parë, mirëpo në vitet e largëta 2004, 2005 dhe 2006.

“Në një moment në këtë turne nuk i jepja vetes gjasa për titull. Nuk kam qenë mirë me shëndet dhe jam munduar shumë gjatë përballjeve”, ka thënë Federer.

Për të arritur deri te ky titull, në raundet e fundit zvicerani ka mposhtur Del Potron, Nadalin dhe në finale Isnerin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...