Platini: Messi është vrasës në fushë

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e ka lëvduar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se argjentinasi e ka shfaqur instinktin e vërtetë vrasës.

Me golin e shënuar në fitoren prej 2-0 kundër Sevillas, Messi ka arritur në kuotën e 51 golave këtë edicion për Barcelonën në të gjitha garat.

“Messi nuk lodhet asnjëherë. Mendoj se ai është një vrasës i vërtetë”.

“Sikurse që është i këndshëm dhe i sjellshëm jashtë fushe, ai ka një instinkt vrasësi dhe golashënuesi në fushë”.

“Këtu nuk ka asgjë të fshehtë. Duhet të jesh një vrasës në fushë për ta bërë atë që bën ai”, ka deklaruar legjenda franceze për AFP.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...