Eliminohet United

dardanmiftari | Thursday, March 15, 2012 | 0 Komente

Manchester United është eliminuar edhe nga gara e dytë më prestigjioze evropiane, Europa League, pasi pësoi humbje edhe në San Mames me rezultat 2-1.

Ndeshja e parë në Old Trafford përfundoi me rezultat 2-3 për Bilbaon, ndërsa në ndeshjen e dytë është pritur që Djajtë sado pak të mundohen për të fituar, megjithëse djemt e Marcelo Bielsas u treguan shumë të fuqishëm për kampionin e Anglisë.

Pas një pasim të bukur të Amorebietas, në mënyrë fantastike shënoi Fernando Llorente (23’) për epërsinë e Bilbaos.

Në pjesën e dytë United është përpjekur që të bëjë ndryshimin, megjithëse këtë nuk e lejoi De Marcos (65’) që shënoi për 2-0 dhe eliminimin e Djajve.

Sidoqoftë, United nuk e la pa lënë gjurmë në Spanjë. Sulmuesi më i mirë anglez, Ëayne Rooney shënoi (80’) një eurogol, por që nuk pati ndikim në rezultat, pasi sfida përfundoi me rezultat 2-1.

Manchester United eliminohet kështu pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...