Gabon Juve, Milani forcon kreun

dardanmiftari | Sunday, March 11, 2012 | 0 Komente

Milani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Lecces në San Siro me rezultat 2-0, duke forcuar kështu pozitën e parë, pasi Juventusi nga ana tjetër barazoi në transfertë te Genoa.

Milani e dominoi takimin nga fillimi dhe që në fillim edhe realizoi me anë të Nocerinos, i cili me një volej të bukur shënoi për 1-0 (7’).

Milani sulmon portën kundërshtare, por përkundër rasteve të shumta të cilat kanë mundur të jenë shkatërrim për mysafirët, Rossonerët shënuan vetëm edhe një gol të bukur me anë të Zlatan Ibrahimovic (65’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Juventusi u përball sërish me vështirësi në transfertë, pasi nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola te Genoa në Marassi, duke i lënë hapësirë Milanit të ikë edhe më tepër, teksa Bianconerët kanë para vetes ndeshje të vështira me Interin dhe Napolin.

Pas kësaj fitore Milani ka 57 pikë në krye të tabelës, teksa Juventusi në vendin e dytë ka 53 pikë dhe ndiqet nga Lazio me 48 pikë, që në mbrëmje pret Bolonjën në Oliimpico.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...