United është lideri i vërtetë

dardanmiftari | Sunday, March 11, 2012 | 0 Komente

Manchester United më në fund ka arritur të prekë pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier, pasi ka mposhtur West Bromwich Albion me rezultat 2-0 në Old Trafford, teksa Manchester City pësoi disfatë në transfertë te Swansea me rezultat 1-0.

Fitorja e United në këtë takim ishte e pa diskutueshme, me Djajtë të cilët dominuan sfidën nga fillimi.

Në skenë pas gjysmë ore lojë (35’) shfaqet sulmuesi më i mirë i Manchester United, Wayne Rooney, i cili me asistimin e Chicharitos shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Djajve në këtë takim.

Dominimi i United vazhdoi dhe presioni detyron Jonas Olsson që të përjashtohet nga loja me karton të kuq, duke ia mundësuar Rooneyt të realizojë nga penaltia për 2-0 (71’), që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.

Në takimin tjetër që u zhvillua në të njëtën kohë, rivali direkt për titull, Manchester City kishte vështirësi të dukshme të Sëansea, ku vendasit ishin dukshëm më të rrezikshëm.

Luke Moore shënoi (83’) për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit, që i jep fitore të vlefshme Swanseas dhe disfatë vrasëse Manchester Cityt.

Me këtë disfatë, Manchester City humb pozitën e parë dhe bie në pozitën e dytë me 66 pikë, një pikë më pak se sa lideri i ri Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...