Ibra: Barca nuk është vetëm Messi

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Rossonerët nuk duhet të fokusohen vetëm në Lionel Messin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Milani të mërkurën në San Siro do ta presë kampionin në fuqi të Evropës në kuadër të çerekfinales së kësaj gare, dhe suedezi ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos shikojnë vetëm kah sulmuesi argjentinas.

“Unë po kaloj një sezon të përkryer dhe jam i vendosur të vazhdoj. E di se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Barcelonës”.

“Ka më shumë se sa vetëm Messi në lojën e tyre, ngjashëm si edhe Milani që nuk është krejtësisht Ibrahimovic. Ata janë skuadra më e mirë në botë. Ne nuk kemi çfarë të humbasim dhe presioni është në Barcelonën”, ka thënë Ibra për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...