Totti: Luajta me dhimbje kundër Milanit

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se problemet në kofshë e kishin penguar atë të tregojë formën e tij më të mirë në disfatën 2-1 të Giallorossëve ndaj Milanit gjatë të shtunës.

35-vjeçari pati shansin për të dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij menjëherë pas pauzës, por dështoi të mposhtë Christian Abbiatin në tentimin e tij.

“Problemi është shumë i thjeshtë për t’u shpjeguar. Ndjeva dhimbje në kofshë dhe thjesht nuk munda të godas fuqishëm. Kjo është arsyeja se pse zgjodha një mënyrë më të thjeshtë”.

“Kisha frikë se do ta zgjatja muskulin ose diçka dhe të përballem me ndonjë periudhë më të gjatë jashtë fushe”, ka thënë Totti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...