Interi nuk do ta shesë Sneijderin te Milani

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Interi nuk e ka në plan ta lejojë mesfushorin Wesley Sneijder që t’i bashkohet Milanit- raportojnë gazetat italiane.

Gjatë javës është spekuluar se holandezi planifikon të kalojë te rivali lokal, mirëpo edhe nëse këto spekulime janë të vërteta klubi nuk do ta lejonte këtë transferim.

Sipas Corriere dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë kalimin e Sneijder te Rossonerët.

Gazeta raporton se Moratti nuk dëshiron të bëjë gabimin e njëjtë sikurse me Andrea Pirlon dhe Clarence Seedorfin, të cilët shkëlqyen pasi veshën fanellën e Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...