Kinezët i ofrojnë 300 mijë në javë Mourinhos

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Klubi kinez Guizhou Renhe dëshiron ta bëjë Jose Mourinhon personin më të paguar në historinë e futbollit.
Trajneri i Real Madridit është duke e peshuar të ardhmen e tij në Spanjë dhe derisa Londra, me klubet si Chelsea dhe Tottenham, është destinacioni i tij i preferuar, paratë në ofertën e Guizhou Renhe mund ta ndryshojnë mendjen e tij.

The Sun shkruan se Mourinhos i janë premtuar 300 mijë funte në javë për t’i futur në xhep, jashtë taksave.

Megjithatë Mourinho pritet ta refuzojë ofertën e kinezëve për të qëndruar në Evropë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...