Mazzarri: Merituam fitore ndaj Udineses

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka shprehur zhgënjimin e tij me barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Udineses.
Golat nga Giampiero Pinzi dhe Antonio Di Natale ndihmuan Udinesen të kalojë në avantazh 2-0, por dy gola të vonshëm nga Edinson Cavani nxorën një barazim për skuadrën napolitane.

“Mendoj se merituam një fitore këtu. Mbi të gjitha, mendoj se Napoli bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në të dyja pjesët. Ne luajtëm shumë më mirë se ata në pjesë të parë, por pranuam një gol të kotë”.

“Është për të ardhur keq që humbëm fokusin sërish për golin e dytë. Kur Udinese mbeti me 10 lojtarë kjo na ndihmoi neve të kthehemi në ndeshje, pasi krijoi hapësira. Ne merituam më shumë”, ka thënë Mazzarri.

Napoli tash qëndron në pozitën e katërt të Serie A me 47 pikë nga 28 ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...