Mazzarri: Napoli është mësuar me ndeshje të mëdha

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, konsideron se skuadra e tij nuk ka frikë që të luajë në ndeshje të mëdha dhe është e gatshme ta sfidojë Juventusin të dielën.
Napolitanët kanë bërë paraqitje të mira kundër klubeve të mëdha në Serie A këtë sezon, ndërsa Mazzarri pret që ata ta tregojnë të njëjtën edhe në Juventus Stadium.

“Tashmë jemi mësuar të luajmë në ndeshje të nivelit të lartë. Do ta nxjerrim maksimumin e lojës sonë ndaj Juventusit”.

“Më vjen keq që kjo ndeshje ndaj Juventusit nuk do të jetë një ndeshje kampionale për ne. Por kemi bërë aq shumë këtë vit, duke marrë në konsideratë edhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Mazzarri në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...