Messi të nderohet me çmim për rekordin

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, pritet që sonte mbrëma të nderohet me një çmim të veçantë për thyerjen e rekordit të golashënuesit më të mirë në historinë e klubit katalanas.
Messi e theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Barcelonës kur e shënoi golin e 232-të për Blaugranët në ndeshjen ndaj Granadës më herët gjatë muajit.

Dhe, sipas Sport, Lionel Messi pritet të nderohet me një çmim të veçantë para fillimit të ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos sonte në ora 22:00, me detajet e ceremonisë të cilat mbeten të pa konfirmuara nga klubi katalanas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...