Messi: Pep më i rëndësishëm se unë

dardanmiftari | Monday, March 12, 2012 | 0 Komente

Futbollisti më i mirë në botë në tre vitet e fundit, Lionel Messi, ka vazhduar me modestinë duke thënë se trajneri Pep Guardiola është më i rëndësishëm për Barcelonën sesa argjentinasi.

Messi ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të gjendej zëvendësues për spanjollin, nëse ai vendos të largohet nga Camp Nou.

“Për mua, ai është më i rëndësishëm te Barcelona sesa që jam unë”, ka pohuar Messi.

Për më shumë, numri dhjetë i Barcës ka thënë se lojtarët mezi presin të mësojnë nëse Guardiola do ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...