Capello nuk do ta drejtojë Interin

dardanmiftari | Monday, March 12, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka mohuar spekulimet se është takuar me presidentin e Interit, Massimo Moratti, me të cilin ka diskutuar rreth marrjes së postit të trajnerit në Giuseppe Meazza.

“Kam dëgjuar se jam takuar me Morattin në Londër- është një gënjeshtër”.

“Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por mund ta hedh poshtë qind për qind një të ardhme te Interi”, ka thënë për Sky Sport24 trajneri që dikur ka drejtuar Milanin dhe Juventusin.

Capello po ashtu ka mohuar mundësinë e drejtimit të përfaqësueses së Italisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...