Barca nuk e dëshiron Milanin në çerekfinale

dardanmiftari | Monday, March 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka njoftuar se do t’i pëlqente që ta shmangte Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët dhe Rossonerët janë përballur në fazën grupore të këtij edicioni, ndërsa Pep nuk e dëshiron ekipin e Massimiliano Allegrit në fazën e radhës.

“Do të më pëlqente ta shmangia Milanin në çerekfinale. Ne tashmë kemi luajtur dhe ata janë një nga klubet më të mëdha në Evropë”.

“Sidoqoftë, për ta arritur finalen në Munih, ka edhe shumëçka për t’u arritur, mbi të gjitha aty mbetet edhe nevoja për t’u përballur me më të mirët”, ka thënë Giardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...