Ranieri shpreson për më shumë lot gëzimi

dardanmiftari | Monday, March 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, shpreson të gëzohet në fund të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Marseille.

Zikaltrit i dhanë fund periudhës prej nëntë ndeshjesh pa fitore duke e mposhtur Chievon me rezultat prej 2-0 në fundjavën që lamë pas, ndërsa Ranieri nuk mundi t’i mbajë lotët nga gëzimi.

Ai nuk pendohet për shprehjen e emocioneve, porse shpreson që të njëjtën gjë ta përjetojë edhe kundër klubit francez.

“Ka ndjenja, emocione që askush nuk mund t’i kontrollojë ose të vendosë për to, dhe shpresoj që të përjetoj sa më shumë të tilla në karrierën time”, ka thënë Ranieri në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...