Milner: Tevez i rëndësishëm për Cityn

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester Cityt, James Milner, mendon se Carlos Tevez mund të bëhet figurë kyçe, teksa skuadra është duke synuar që të mposhtë Manchester Unitedin në luftën për titull.

“Menaxheri është një fitues. Ai dëshiron ta fitojë titullin. Kështu, unë jam i sigurt se nëse ai ndjen se Tevez mund t’i ndihmojë t’i fitojë ndeshjet, atëherë ai do ta fusë në lojë” .

“Ai është lojtar mjaft i mirë për të bërë diferencën. Ju i dëshironi këta lojtarë të jenë në ekip me ju dhe jo kundër jush. Ne jemi në një pozitë ku gjëra të vogla mund të bëjnë diferencën”, ka deklaruar Milner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...