Ranieri: Ky ka qenë një sezon i vështirë

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Pas barazimit pa gola ndaj Atalantas, trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ky nuk është një sezon i lehtë për zikaltrit.

“Jemi të zhgënjyer, sepse nuk mundëm ta fitojmë ndeshjen përkundër angazhimit tonë”.

“Ky nuk ka qenë një sezon i lehtë, e dimë, por nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi për këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, pa përcaktuar objektiva afatgjate”.

“Kjo është skuadra jonë dhe unë duhet të përpiqem ta bëj më të mirën me këtë grup, duke mos menduar për atë që ndodhi në tregun e transferimeve”, ka thënë Ranieri për Sky Sport Italia.

Barazimi i të dielës zvogëlon edhe më shumë shpresat evropiane të Nerazzurrëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...