Real Madridi i interesuar për Witsel

dardanmiftari | Thursday, March 15, 2012 | 0 Komente

Mesfushori belg i Benficas, Axel Witsel, mund të jetë shumë pranë një transferimi sensacional te Real Madridi, pas formës së mirë të treguar për klubin portugez në kampionatin lokal dhe në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos janë në tregun e transferimeve për një mesfushor qëndror, pas pa sigurisë së shfaqur nga Nuri Sahin, i cili po vërtetohet të jetë dështim.

Record shkruan se 23 vjeçari Witsel, i cili kaloi nga Standard Liege te Benfica, mund ta shohë veten te Real Madridi, por vetëm nëse këta të fundit paguajnë një klauzolë prej 40 milionë eurosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...