Reali bie në plus tetë

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Real Madridi nuk ka arritur të regjistrojë një tjetër fitore në La Liga për ta ruajtur diferencën prej dhjetë pikësh kundrejt Barcelonës, pasi skuadra e Malagas ka arritur t’ia rrëmbejë një pikë. Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1.
Mbretërit ishin ata që sunduan në terren të vet në fraksionin e parë të lojës, ndërsa mysafirët është dashur të jenë të kënaqur pasi pësuan vetëm një herë.

Cristiano Ronaldo bëri një pasim të mrekullueshëm drejt Karim Benzemas, i cili shënoi për epërsinë e vendasve (35’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Edhe në gjysmën e dytë, lojtarët me fanellat e bardha vazhduan të tregonin lojë të bukur duke krijuar raste të shumta shënimi, mirëpo mungoi finalizimi.

Ajo që thotë rregulli i pashkruar në futboll “nëse nuk shënon, dënohesh”, i ndodhi këtë mbrëmje Realit.

Me një goditje të jashtëzakonshme nga gjuajtja e lirë, Santiago Cazorla e la të pashpresë portierin Casillas (90’+2) për të nxjerrë një pikë të artë për skuadrën e tij.

Pas këtij barazimi, Real Madridi tashmë gjendet tetë pikë përpara Barcelonës, dhe kur kihet parasysh se ‘el Clasico’ i mbetur i këtij edicioni zhvillohet në Camp Nou, atëherë mund të thuhet se gara për titull është ende e hapur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...