Shqipëria ngushëllohet me Moldavinë

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Larg luksit të takimit me kampionin e Evropës dhe Spanjës, Shqipëria do të luajë miqësore me Moldavinë. Kjo do të ndodhë më 15 gusht në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Futbollit, që është marrë vesh me këtë shtet për miqësoren në këtë ditë të lirë të FIFA-s. Kjo ndeshje kontrolluese do të luhet reth tre javë para ndeshjes me Qipron.

FSHF ka gjetur një kundërshtar të nivelit të Qipros, për t’i dhënë mundësi De Biasit të krijojë taktikën më të përshtatshme për të mposhtur qipriotët. Me kombëtaren e Moldavisë, Shqipëria ka luajtur dy herë për eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar të dyja ndeshjet 3-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-2 në Kishiniev.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...