Sneijder: Anglia nuk më impresionoi
Mesfushori holandez Wesley Sneijder ka qenë kritik ndaj paraqitjes së Anglisë në miqësoren e mbrëmshme në Wembley.
Pas pjesës së parë pa gola, të zgjedhurit e trajnerit Bert van Marwijk heshtën publikun vendas me dy gola të shpejtë nga Arjen Robben dhe Klaas-Jan Huntelaar. Anglia dukej se do ta marrë veten pas golave të Gary Cahill dhe Ashley Young, por Robben shënoi një gol të dytë për t’i dhënë fitoren plotësisht të merituar Holandës.
“Nuk isha i impresionuar me Anglinë. Nëse e lejoni topin të lëvizë aq shpejt dhe vraponi, ju krijoni shumë hapësira. Në pjesën e parë ne krijuam pak për shkak të tempos së ulët. Por në pjesën e dytë ishim më të mirë. Pastaj, ju e patë se Anglia kishte probleme”.
“Ishte një mbrëmje e bukur. Sigurisht Anglia kundër Holandës është një sfidë e bukur. Kjo bëhet edhe më e bukur nëse ju fitoni”, ka thënë mesfushori i Interit.
Category: Futboll
0 Komente