Tevez mund të luajë ndaj Chelseat

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka lënë të kuptohet se Carlos Tevez mund të luajë të mërkurën kundër Chelseat.

Argjentinasi nuk ka luajtur për klubin e tij që nga 21 shtatori i vitit të kaluar pas problemeve me trajnerin, por ky i fundit ka pohuar se ai do të jetë në bankën rezervë ndaj Bluve të Londrës.

“Ekziston mundësia (që të jetë në bankën rezervë). Ai po bëhet më mirë, por nuk mendoj se Carlo mund të luajë më shumë se 25-30 minuta”.

“Një lojtar si Carlo duhet të luajë, por për 90 minuta është e pamundur. Por nëse mund të luajë 30 minuta, më pas 45, pastaj pas tri ose katër ndeshjeve ai mund të luajë me lehtësi për 90 minuta”, u ka thënë Mancini gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...