Di Matteo i qetë rreth top katërshit

dardanmiftari | Tuesday, April 10, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Cheleseat, Roberto di Matteo, thotë se shpresat e tyre për top katërsh janë të pacenuara pas barazimit 1-1 ndaj Fulhamit.
Blutë dje barazuar ndaj Fulhamit dhe dështuan ta tejkalojnë Tottenhamin në garën për pozitën e katërt, pasi po dje Spursat u mposhtën 2-1 nga Norwich City.

“Mendoj se ne ishim krejtësisht në kontroll të ndeshjes, të jem i sinqertë, dhe ndoshta nuk paraqitëm kërcënim të mjaftueshëm për golin e dytë”.

“Por ne ishim gjithmonë në një pozitë udhëheqëse dhe mendoj se e vetmja mënyrë përmes të cilës ata mund të shënonin ishte nga ndalimet, që fatkeqësisht ndodhi”.

“Por ne ende jemi aty, duke u mbajtur. Ne e dinim se Craven Cottage është një vend i vështirë për të udhëtuar. Ne po u afrohemi skuadrave para nesh”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...