Balotelli kërkon falje

dardanmiftari | Tuesday, April 10, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, u ka kërkuar faje publike dy trajnerëve – atij të klubit, Roberto Mancini dhe atij të përfaqësueses, Cesare Prandelli – për përjashtimin e tij në sfidën ndaj Arsenalit.
Përjashtimi me kartonin e dytë të verdhë në Emirates ka bërë që SuperMario të rrezikojë qëndrimin te klubi aktual dhe po ashtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2012.

“Shpresoj të kthehem te Azzurrët në prill. Tashmë e kam humbur një ftesë te ekipi kombëtar. Nuk dua ta bëj për të dytën herë”.

“Me vjen shumë keq për çfarë ndodhi, për zhgënjimin e Manchester Cityt dhe në veçanti të Roberto Mancinit, të cilin e respektoj dhe e dua”, citon ANSA fjalët e sulmuesit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...