Wenger: Nuk dua të përfundojë sezoni
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të preferonte sezoni të zgjatë edhe më shumë, për shkak të formës që po kalon skuadra e tij.
Pas një fillimi të vështirë jashtë top katërshit, Arsenali është rikthyer për t’u pozicionuar i treti me edhe gjashtë ndeshje të mbetura në Ligën Premier.
“Kjo skuadër është zhvilluar në dy ose tre muajt e fundit dhe është për të ardhur keq që distanca deri në fund të sezonit nuk është e madhe”.
“Ne jemi dhjetë pikë prapa Cityt tash, që është mrekulli kur mendoni se ku ishim në fillim të sezonit”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente