Juve dy pikë larg kreut (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, April 01, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 3-0, Juventusi ka triumfuar në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A duke mposhtur Napolin në Juventus Stadium.

Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë relativisht të barabartë me pak raste shënimi, ndërsa rrjetat heshtën.Në gjysmën e dytë, pas një gjuajtje të lirë të Mirko Vucinic, Leonardo Bonucci i kaloi vendasit në epërsi (53’).

Arturo Vidal pranoi një top nga Claudio Marchisio për ta bërë të qartë se kush do ta fitonte këtë ndeshje (75’), ndërkohë që çoi në ekstazë tifozët vendas.Porsa hyri në lojë, Alessandro Del Piero i krijoi hapësirë Fabio Quagliarellas, i cili e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (83’).

Pas kësaj fitoreje, Juventusi i afrohet Milanit në vetëm dy pikë diferencë, për ta bërë më interesante garën për titullin e Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...