‘Podolski duhet të përshtatet në LP’

dardanmiftari | Sunday, April 01, 2012 | 0 Komente

Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, beson se sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, i ka të gjitha kualitetet për të pasur sukses te Arsenali.

Lojtari gjerman thuhet se nga vera e ardhshme do ta bartë fanellën e Topçinjve, ndërsa Lehmann që e ka bartur këtë fanellë gjatë viteve 2003-2008, ka thënë se 26-vjeçarit do t’i duhet një kohë për t’u përshtatur me futbollin anglez.

“Ai është i shpejtë, i rrezikshëm përpara golit dhe ka pasime të mira. Jam i lumtur për të nëse i bashkohet Arsenalit”.

“Megjithatë, nuk do të jetë lehtë. Ai do të duhet të mësohet me ritmin. Dhe duhet ta kuptojë se pjesëmarrja nuk mjafton. Duhet të fitosh. Pritjet janë të mëdha”, ka deklaruar Lehmann për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...