Zanetti: Trajneri na ka kthyer entuziazmin

dardanmiftari | Sunday, April 01, 2012 | 0 Komente

Javier Zanetti dhe Andrea Stramaccioni Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është shprehur i kënaqur pas fitores prej 5-4 kundër Genoas, duke thënë se trajneri i ri, Andrea Stramaccioni, e ka kthyer entuziazmin te skuadra.

“Jemi angazhuar shumë këtë javë me një trajner, i cili e ka rikthyer entuziazmin dhe e kemi treguar vullnetin tonë për të filluar nga e para”.

“I rëndësishëm ishte reagimi që bëmë, edhe pse ka ende gjëra në të cilat duhet të punojmë”.

“Duke qenë se ishte ndeshja e para, mendoj se mund të jemi të kënaqur. Kemi biseduar shumë me trajnerin dhe ai është një njeri i mençur”, ka thënë argjentinasi për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...