Karanka i pakënaqur me gjyqtarin

dardanmiftari | Monday, April 09, 2012 | 0 Komente

Ndihmës-trajneri i Jose Mourinhos te Real Madridi, Aitor Karanka, ka kritikuar ashpër qëndrimin e gjyqtarëve në barazimin 0-0 ndaj Valencias në Santiago Bernabeu.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll kishte dy kërkesa për penalti për ndërhyrje në Cristiano Ronaldon, por të dyja u mohuan nga gjyqtari.

“Referimi? 80 mijë njerëz e panë se ne ishim të ndëshkuar, apo jo? Pasi nëse ne e pamë, atëherë kjo ka ndodhur. Gjithkush e pa”, ka thënë Karanka në konferencën për shtyp.

“Ne jemi të qetë pasi jemi katër pikë mbi Barcelonën. E di atmosferën në dhomën e veshjeve dhe ne jemi të qetë”.

“Ne mendojmë për ndeshjen tonë të ardhshme dhe ne kemi lojtarë të cilët janë të etur të vazhdojnë të luftojnë për ta fituar La Ligën”, ka shtuar Karanka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...