Spurs dhe Thunder fyt-për-fyt për kreun

dardanmiftari | Monday, April 09, 2012 | 0 Komente

San Antonio Spurs ka ruajtur kreun e Konferencës Perëndimore ndaj Oklahoma City Thunder pasi të dyja ekipet kanë fituar për të intensifikuar betejën në muajin e fundit të sezonit të NBA-së.
Spurs, të cilët një kohë të gjatë i kanë ndjekur Thunder para se t’i arrijnë ata të premten, kanë mposhtur Utah Jazz me rezultat 114-104 për të qëndruar në krye. Tony Parker shënoi 28 pikë dhe Manu Ginobili 23 të tjera për Spurs, që shënuan fitoren e 11-të radhazi.

Edhe Oklahoma City ka ruajtur ritmin me Spurs duke mposhtur Toronto Raptors me rezultat 91-75, me Kevin Durant që udhëhoqi në ndeshje me 23 pikë.

Në Konferencën Lindore, Carmelo Anthony ka shënuar 43 pikë për t’i dhënë fitoren New York Knicks ndaj liderit të konferencës, Chicago Bulls.

Anthony çoi ndeshjen në lojë shtesë duke shënuar trepikësh në sekondat e fundit të kohës së rregullt, dhe pastaj shënoi tropikësh tjetër për t’i dhënë skuadrës fitoren 100-99 në Madison Square Garden.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...