Neymar e dëshiron këtë vit Barcën

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Asi i Santosit, Neymar, dëshiron që t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij viti, më saktësisht në dhjetor.

Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte deklaruar se do të dëshironte ta kishte në ekip Neymarin menjëherë pas Lojërave Olimpimke, por tani duket se transferi do të shtyhet edhe pak.

El Mundo Deportivo shkruan se Neymar dëshiron të presë fundin e kampionatit brazilian për të kaluar në Camp Nou. Barca e ka opsionin që ta blejë e para nëse dëshiron Neymarin, për shkak të një pagese të bërë para kohe prej 14 milionë eurosh në arkat e Santosit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...