Pep: Do të jemi në Munih

dardanmiftari | Tuesday, April 24, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i bindur se të zgjedhurit e tij do ta mposhtin Chelsean në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Për të arritur në finale, Blaugranët duhet ta përmbysin rezultatin prej 1-0 nga takimi në Stamford Bridge, ndërsa Pep zotohet se kjo do të ndodhë.

“Do të fillojmë me disavantazh prej 1-0 dhe i kemi 90 minuta për ta përmbysur”.

“Duhet të fitosh për tifozët çdo ditë, mirëpo ne e dimë se ata janë me neve. Nuk kam dyshim se do të jemi në Munih, e kam menduar këtë që nga fillimi i sezonit”.

“Ka mundësi që do të na duhen t’i shënojmë tre gola. Kjo do të jetë një ndeshje e ngjashme me ato ndaj Levantes dhe Madridit, sepse Chelsea është shumë e fortë fizikisht dhe shumë e mirë në kundërsulme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën me gazetarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...