Chelsea do ta sulmojë Barcën
Roberto Di Matteo ka bërë të ditur se do të tentojë ta mposhtë Barcelonën në Camp Nou edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Falë epërsisë prej 1-0 nga ndeshja e parë, Blutë mund të kualifikohen në finale edhe me barazim ose edhe nëse humbin me diferencë prej një goli, por me kusht që ata të shënojnë.
“Është shumë e vështirë që të luash për një barazim pa gola. Shënimi do të na jepte avantazh të madh, mirëpo të gjithë e dimë se sa vështirë do të jetë”.
“Është e kuptueshme se Barcelona do të krijojë raste kundër çdo skuadre, prandaj ne duhet të mundohemi ta shënojmë një gol”.
“Por, gjithashtu do të mundohemi që të kufizojmë rastet e tyre kundër nesh”, ka thënë italiani në një konferencë për media.
Category: Futboll
0 Komente