Tifozi i Realit, sulmohet në Camp Nou (VIDEO)

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Mediat spanjolle kanë postuar një video, ku në ndeshjen e El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Realit, është regjistruar një ekses. Ngjarja ka ndodhur në tribunën e stadiumit Camp Nou ku në mesin e disa tifozëve të Barcelonës ishte edhe një tifoz i Realit.

Duke e parë rezultatin dhe ecurinë e ndeshjes, tifozëve vendas iu pengonte prania e tij kështu që ata sulmuan fizikisht fansin e Realit.

U shkëmbyen edhe disa grushta mes tifozëve para se një fans i Barcelonës të nxjerrë në mënyrë paqësore atë nga ajo pjesë, por që rrugës për të dalur, tifozi madrilen e “han” edhe një nga mbrapa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...