Cruyff: Barca do të shkojë në finale

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, është i bindur se katalanasit do të arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Chelsean.

“Ende mendoj se Barcelona do ta mposhtë Chelsean të martën. Pavarësisht faktit se Barcelona tash ka humbur dy ndeshje radhazi, pres një ndeshje tjetër të mirë të tyre në Camp Nou”.

“Ju nuk mund ta krahasoni disfatën nga Real Madridi me disfatën ndaj Chelseat. Barca krijoi shumë shanse në Londër, por dështoi t’i shndërrojë në gola ato. Kundër Madridit rrallë kishte raste serioze, pasi thjeshtë shkoi keq”.

“Ata do të krijojnë shumë raste sërish në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat, dhe nuk mendoj se ata do të dështojnë sërish ta gjejnë rrjetin”, ka shkruar Cruyff në kolumnën e tij javore për De Telegraaf.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...