Cahill dhe Luiz kthehen në stërvitje

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Qendërmbrojtësit e Chelseat, David Luiz dhe Gary Cahill, janë shfaqur në seancën stërvitore të martën pasdite.

Ky është një lajm i mrekullueshëm për Blutë, kur kihet parasysh se në finalen e Ligës së Kampionëve i kanë të suspenduar dy mbrojtësit kryesorë, John Terry dhe Branislav Ivanovic.

Roberto Di Matteo dhe stafi i Chelseat do të përpiqen që t’i kthejnë në formë dy lojtarët për ditët e mbetura para finales së të shtunës.

Megjithatë, nëse ata nuk do të vlerësohen si të aftë për të luajtur, atëherë trajneri do të duhet të tërheqë ndonjë mesfushor në mbrojtje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...