Chiellini luan në Euro 2012

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i Juventusit, sipas të cilit, Giorgio Chiellini do të jetë në dispozicion në fillim të Kampionatit Evropian.

Mbrojtësi bardhezi u lëndua në takimin e të dielës ndaj Atalantas dhe do të mungojë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit (20 maj).

Megjithatë, Juventusi ka konfirmuar se lojtari nuk do të mund të luajë vetëm për tri javë, ashtu që ai do të jetë në gjendje ta fillojë garën që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

“Ai do të jetë në gjendje që t’i kthehet aksionit brenda 20 ditësh. Kështu që do të mungojë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Juventusi.

Italia e fillon Kampionatin Evropian më 10 qershor kundër kampionit në fuqi, Spanjës, në Gdansk të Polonisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...