Clippers vazhdojnë më tej

dardanmiftari | Monday, May 14, 2012 | 0 Komente

Los Angeles Clippers kanë mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 82-72 në ndeshjen e shtatë dhe të fundit të rundit të parë të playoffit, për të arritur në gjysmëfinale të Konferencës Perëndime për të parën herë pas gjashtë vitesh.

Chris Paul regjistroi 19 pikë për Clippers, që në gjysmëfinale do të takohen me San Antonio Spurs duke filluar me ndeshjen e parë që zhvillohet nesër në Teksas.

Rudy Gay dhe Marc Gasol secili shënuan nga 19 pikë për Grizzlies, që kishin fituar dy ndeshjet e mëhershme për të çuar serinë e ndeshjeve nga 3-1 në 3-3, por jo edhe për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmshme, të parën gjysmëfinale të Konferencës Lindore, LeBronJames dhe Dwyane Wade kanë shënuar 61 pikë së bashku për të ndihmuar Miami Heat ta mposhtë Indiana Pacers me rezultat 95-86.

Para fillimit të ndeshjes, James ngriti para publikut vendas trofeun e lojtarit më të vlefshëm të sezonit, MVP, të cilin e fitoi të shtunën, dhe më pas shënoi 32 pikë dhe 15 kërcime.

Ndeshja e dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet nesër po në Miami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...